Eurodeputeti Reuten: Kosova të mos bjerë në provokime të Serbisë, s'duhet të lejohet që kjo t'ju udhëheqë agjendën tuaj - NACIONALE

Eurodeputeti Reuten: Kosova të mos bjerë në provokime të Serbisë, s'duhet të lejohet që kjo t'ju udhëheqë agjendën tuaj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka theksuar nevojën që NATO të qëndrojë pranë institucioneve të Kosovës dhe t’i mbështesë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre.

Gjatë një interviste për Info Magazine në Klan Kosova, Reuten ka paralajmëruar për rrezikun e vazhdueshëm të provokimeve nga Serbia, e cila, sipas tij, shpesh përpiqet të ndërlidhë çështje të ndryshme për të tërhequr vëmendjen nga problemet e saj të brendshme.

“E dimë këtë gjë, dhe e kemi parë këtë paraprakisht. Madje kemi parë edhe sulme në territorin e Republikës së Kosovës, që të hiqet vëmendja nga zhvillime të brendshme në Serbi. Gjithmonë duhet të jemi gati, por unë shpresoj dhe u bëj thirrje miqve tanë në Kosovë që të mos provokohen dhe të mos lejohet që kjo të ju udhëheq agjendën tuaj”
, u shpreh mes tjerash ai.

Lajme të ngjashme