Eurodeputeti holandez: Përkrahja e Vuçiqit ruan destabilizimin - NACIONALE

Eurodeputeti holandez: Përkrahja e Vuçiqit ruan destabilizimin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka deklaruar në nj intervistë për “Al Jazeera” (AJ), se presidenti serb, Vuiq po shkatërron rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Ai më tej deklaroi se kemi një situatë ku sanksionet janë vendosur ndaj Kosovës dhe jo ndaj agresorit (Serbisë).

“Shumica në Kuvendin e Serbisë është shumë kritike ndaj Bashkimit Evropian. Përkundër kritikave të shumta që po vazhdojnë prej muajsh, ne kemi një situatë ku sanksionet janë vendosur ndaj Kosovës dhe jo ndaj agresorit (Serbisë), shkaku më i madh i destabilizimit dhe provokime të tilla si të cilat nuk i kemi parë për një kohë të gjatë”, deklaroi Reuten.

“Prandaj duhet të heqim dorë nga politika katastrofike e ruajtjes së marrëdhënieve me Vuçiqin, sepse kjo vetëm nuk ndihmon, por ruan destabilizimin dhe herë pas here provokon duke përdorur mjetin e tij përshkallëzues”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme