Eurodeputeti holandez për kushtin e ri të Francës: Justifikim i ri për të shtyrë sërish vendimin
Ka reaguar ashpër, eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, pasi liberalizimi i vizave për Kosovën është ndërlidhur me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Reuten përmes një postimi në Twitter ka thënë se kjo ndërlidhje është arsyetim për të shtyrë këtë çështje.
“E turpshme, marre dhe e papërgjegjshme. Pas një raporti jashtëzakonisht pozitiv shtesë për udhëtimin pa viza për Kosovën me kërkesë të Holandës, i bashkohet një grup vendesh që kanë dalë me një justifikim të ri për të shtyrë sërish vendimin”, shkruan Reuten.
Beschamend, gênant en onverantwoord. Na een uitermate positief aanvullend rapport over visa vrij reizen voor Kosovo op verzoek van Nederland (!) sluit 🇳🇱 zich aan bij groepje landen wat een nieuw excuus heeft verzonnen om het besluit weer uit te stellen. https://t.co/xtrtpRGMJW
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) October 14, 2022