EULEX-i pezullon hetimet ndaj gjyqtarit Francesco Flori, i cili e akuzohej për ryshfet - NACIONALE

EULEX-i pezullon hetimet ndaj gjyqtarit Francesco Flori, i cili e akuzohej për ryshfet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka njoftuar se ka ndërprerë të gjitha hetimet lidhur me keqpërdorimin e pozitës zyrtare nga gjyqtari i këtij misioni, Francesco Flori.

“Misioni i EULEX-it dhe Zyra e BE-së/PSEU vlerësojnë vendimin e sotëm për pezullimin e hetimeve penale në një rast të PSRK-së, ku u hodhën poshtë akuzat për dhënie dhe marrje ryshfeti ndaj katër të pandehurve”, thuhet në komunikatë.

Ndër të tjera, EULEX-i ka thënë se e mirëpresin faktin që në lidhje me këtë rast të pretendimeve për korrupsion brenda EULEX-it, hetime të thella janë kryer nga një ekip i përzier prokurorësh i përbërë nga një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror vendor.

Lajme të ngjashme