Estonia njofton ndihmë të re ushtarake për Ukrainën - NACIONALE

Estonia njofton ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas ka njoftuar për një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën.

Përmes një postimi në Twitter, Kallas ka bërë të ditur se pako ndihmëse do të përfshijë pajisje dimërore dhe municione.

“Le të shpejtojmë të gjithë ndihmën tonë, në mënyrë që ukrainasit të çlirojnë territoret e tyre. Kjo është rruga drejt paqes,” ka thënë Kallas.

Estonia, e cila ndan një kufi me Rusinë, tashmë i ka dhënë Kievit më shumë se 220 milionë euro në ndihmë ushtarake dhe u ka bërë thirrje vendeve më të pasura perëndimore që të rrisin furnizimet me armë në vend.

Lajme të ngjashme