ESTOFEX lëshon alarmin: Kosova në nivelin më të lartë të rrezikut nga stuhitë
Instituti Evropian eksprerimental për Parashikimin e Stuhive, Estofex ESTOFEX(European Storm Forecast Experiment) që mirret me parashikimin e stuhive në territorin e evropës, ka parashiku stuhi që pëfshinë edhe Kosovën në disa pjesë tësaj.
Sipas parashikimit zyrtar të ESTOFEX, stuhia parashihet të arrijë në Kosovë gjatë pasdites së sotme, mbrëmjes dhe orëve të natës të së martës, 21 korrik 2026.
Në këtë parashikim, për rajonin tonë parashikohen rreziqe që mund të sjellin:
Breshër me përmasa të mëdha
Erëra shkatërruese
Mundësi për ndonjë tornado
Zhvillimi i motit të lig pritet të ndjekë këtë faza:
Gjatë pasdites: Nisja e stuhive të izoluara superqelizore, kryesisht rreth zonave malore.
Nga fundi i pasdites dhe në mbrëmje: Rritje e menjëhershme e përhapjes së stuhisë, e cila vjen nga perëndimi dhe veriu.
Gjatë natës: Sistemet e fuqishme të stuhive me erëra shkatërruese dhe breshër do të përshkojnë territorin deri në orët e vona
Pra, Kosova sot me 21.07.2026 është vendosur në numrin 3 nivelin më të lartë të rrezikshmërisë që ndodhë jashtëzakonisht rrallë, prandaj rekomandohet kujdes i lartë sonte pasdite dhe në mbrëmje.
Me rrezikshmëri shumë të lartë është vendosur zona ajrore që nga një pjesë e Detit Adriatik në verilindje të Italisë, pastaj pjesa qendrore e Detit Adriatik, Dalmacia e Kroacisë, Mali i Zi, Jugu i Bosnjës dhe Hercegovinës veriu i Shqipërisë dhe Kosova.