Eskobari prapë e mbron Lajçakun: Nuk shoh njëanshmëri në dialog - NACIONALE

Eskobari prapë e mbron Lajçakun: Nuk shoh njëanshmëri në dialog

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka dhënë sërish një intervistë relativisht të gjatë. Kësaj radhe ai foli në Radio Evropën e Lirë, por temat ishin pak a shumë të njëjta sikruse në intervistën për “Zërin e Amerikës”: dialogu, Asociacionit, masat.

Edhe në intervistën në REL, Escobar e mbrojti Miroslav Lajçakun, i dërguar i posaçëm i BE-së. Sipas tij, Lajçak nuk është i anshëm.

“Ne, vërtet, po i bëjmë thirrje palës së Kosovës që të jetë më konstruktive. Dhe, më duhet të them që jam pak i shqetësuar nga mesazhet që vijnë nga Prishtina. Unë kam punuar me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian [Miroslav Lajçak]. Unë nuk shoh asnjë dëshmi njëanshmërie. Unë nuk shoh asnjë dëshmi për marrëveshje të fshehtë në punën për të çuar përpara interesin e Serbisë në këtë.” – tha Escobar.

Ndërsa dje në intervistën për Zërine Amerikës, Escobar deklaroi se Lajçak nuk do të largohet.

“Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun. Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet.” – tha ai.

Lajme të ngjashme