Eskalon protesta e punëtorëve të “Kosova Thëngjillit” para Ministrisë së Rizvanollit, intervenon Policia - NACIONALE

Eskalon protesta e punëtorëve të “Kosova Thëngjillit” para Ministrisë së Rizvanollit, intervenon Policia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Punëtorët e kompanisë “Kosova Thëngjilli” kanë protestuar para objektit të Ministrisë së Ekonomisë ku dhe kanë tentuar që të futen brenda objektit, por janë ndaluar nga policia.

Përplasja më Policinë ishte kryësisht verbalisht, por në një momënt Policia kanë zmbrapsur edhe fiyikisht protestuesit.

Punëtorët e kësaj kompanie tash e disa orë janë duke qendruar para Ministrisë së Ekonomisë, duke kërkuar takim me ministren Artane Riyvanolli, pasi që sipas tyre dy herë janë ftuar për takim nga kjo Ministri. Mirëpo në asnjërin rast nuk janë pritur nga ministrja Rizvanolli.

Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” janë shprehur të indinjuar me qasjen e zyrtarëve të Ministrisë, për çka kanë kërkuar takim me vet ministren Rizvanolli, transmeton klankosova.

Të njëjtit thonë se do të qëndrojnë gjatë tërë ditës në rrugë derisa të takohen me ministren Rizvanolli.

Kjo është hera e pestë që ata po protestojnë duke kërkuar rikthimin në punë pas ndërprerjes së punës nga Korporata Energjetike të Kosovës.

Lajme të ngjashme