Eskalon edhe Gjuriqi në fyerje ndaj Bakoyanis: “E pafytyrë, raporti juaj njollë turpi që s'arsyetohet” - NACIONALE

Eskalon edhe Gjuriqi në fyerje ndaj Bakoyanis: “E pafytyrë, raporti juaj njollë turpi që s'arsyetohet”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas shkrimit autorial të botuar sot nga Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyanis, kanë vazhduar në masë edhe më të madhe sulmit ndaj saj nga Beogradi zyrtar, më së fundi tash Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq.

Në një përpjekje për të zbardhur me pafytyrësi shpërfilljen e saj të plotë për shkeljet flagrante të regjimit të Kurtit përpara popullit grek dhe serb dhe publikut më të gjerë evropian, Dora Bakoyanni ka ndërmarrë një hap tjetër të turpshëm”, ka shkruar Marko Gjuriq në “X”.

Mbështetja për anëtarësimin e qeverisë së Kurtit është një njollë e turpshme që nuk mund të justifikohet. Njëra për të cilën jam thellësisht i bindur nuk është në interes as të popullit grek dhe as atij serb”, ka shkruar ai në “X”.

Lajme të ngjashme