Eskalimi i Kurteshit të VV-së, Deliu: Problemin e kanë me demokracinë, duan ta sulmojnë mburojën e demokracisë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar ndaj deklaratave linçuese dhe të paprecedenta të Sami Kurteshit ndaj Nacionale.
Sipas Deliut, një akuzë e tillë “rrezikon jetën e gazetarëve” duke shtuar se problemi i partisë në pushtet qëndron “me demokracinë”.
“Vazhdimisht sulmonin mediat – iu referoheshin si “të shitura”, sulmet veç po i thellojnë. Sami Kurteshi po i thotë mediumit Nacionale si “media vrasëse me pagesë”, një akuzë brutale që rrezikon jetën e gazetarëve. Problemin e kanë me demokracinë, duan ta sulmojnë mburojën e demokracisë që janë mediat, për ta zhvlerësuar këtë rend. Kjo gjuhë linçuese duhet të ndalet”, ka shkruar ajo në Facebook.