“Është për të gjithë”: Kurti uron liberalizimin e vizave, nuk provon të marrë meritat - NACIONALE

“Është për të gjithë”: Kurti uron liberalizimin e vizave, nuk provon të marrë meritat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e vendit për liberalizimin e vizave.

Në këtë postim, z. Kurti nuk provoi të merrte meritat për këtë proces siç ndodhi në një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit.

Ai ka thënë se “kjo është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve tanë.”

“Andaj urime të gjithëve, sepse është për të gjithë,” – shprehet kryeministri Kurti.

Megjithatë, nuk dihet nëse z. Kurti do të arrijë që t'i përmbahet tundimit për të marrë meritat në ditët e ardhshme.


Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme