"Është gjyshi im", Rama me batutë kur pyetet për Ismail Qemalin
Në një intervistë online për Këshillin Atlantik, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur me shaka një pyetjeje të presidentit të Këshillit Atlantik, i cili e pyeti se kush ishte njeriu në pikturën pas krahëve të kryeministrit.
Rama u përgjigj duke thënë se ai është "gjyshi im".
“Ismail Qemali, është gjyshi im. Shikoni ngjashmërinë. Është ati, themeluesi i Shqipërisë. Burri që ngriti flamurin në këtë qytet, pak qindra metra nga vendi ku po ju flas, në vitin 1912. Kështu që, kështu që në njëfarë mënyrë është gjyshi i të gjithë shqiptarëve”. - tha Rama.