“Është gabim”: Rrahmani kritikon Kurtin që s’e priti Ramën
Pas vizitës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Prishtinë, ku kryeministri kosovar, Albin Kurti, s’e morri as mundin ta pres atë, këtë veprim e ka kritikuar edhe bashkëpartiaku i tij, Eman Rrahmani.
“Unë e kam thënë edhe më herët që kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka bërë shumë gabim në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, besoj që i kish kontribu në ecjen e situatës përpara dhe përmirësimin e gjendjes sikur të mbahej ai takim, mirëpo natyrisht mendoj që është edhe shumë e gabueshme mospritja e kryeministrit Rama nga kryeministri Kurti, për shkak që besoj se këto gjëra duhet të tejkalohen dhe gabimi nuk mund të përmirësohet me gabim, nëse ka gabuar kryeministri Edi Rama në Shqipëri, atëherë nuk duhet të gabojë kryeministri Kurti në Kosovë”, ka shkruar Rrahmani.