“Është detyrë e shtetit”: Imam Musliu kërkon që të hetohen edhe hoxhallarët që keqpërdorin
Imami Osman Musliu ka deklaruar se shteti duhet t’i kontrollojë edhe hoxhallarët, në veçanti ata që keqpërdorin.
Ai thotë se kjo është detyrë e shtetit, derisa po fliste për hoxhallarët që kanë biznese.
“Ka prej hoxhallarëve që kanë biznese, ka edhe prej atyre që keqpërdorin. Por shteti e ka për detyrë me i kontrollu hoxhallarët.” – citohet të ketë thënë ai nga Express.
Kjo deklaratë e imamit të njohur vjen pas debatit të krijuar në opinionin publik rreth dhuratës që iu bë nga “xhemati” hoxhës Mazllam Mazllami.
Imam Musliu ka dhënë një intervistë edhe për Nacionalen para disa ditësh, të cilën mund ta dëgjoni më poshtë: