Escobari i shkon në zyrë presidentes Osmani në ora 16:30
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ora 16:30 do të takohet me të dëerguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media të Zyrës së Presidentes.
“Në orën 16:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.
Vizita e tyre vjen pak ditë pas takimit të kryeministrit Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqi.
Përveç Escobarit edhe emisarit i BE-së, Miroslav Lajçak pritet ta vizitojë Kosovën.