Escobar ua thotë sërish politikanëve serbë: Largohuni nga retorika se Kosova është Serbi - NACIONALE

Escobar ua thotë sërish politikanëve serbë: Largohuni nga retorika se Kosova është Serbi

2 javë më parë

nga NACIONALE

E tha së pari para pak javësh. Nxiti reagime të mëdha. Megjithatë, emisari i Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar sërish ka përsëritur kërkesën për politikanët serbë.

“Largohuni nga retorika se Kosova është Serbi”, ka thënë ai për mediat serbe.

“Mendoj se duhet të largohemi nga narrativa se Kosova është Serbi dhe të shkojmë drejt narrativës se Kosova dhe Serbia janë Evropë. Dhe kështu, ju keni një të ardhme të përbashkët që po largohet me shpejtësi nga problemet e viteve 1990 dhe po shkon shpejt drejt mundësive të shekullit të 21-të”, tha Escobar për mediat serbe.

Ndërsa i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ai po flet çdo ditë me krerët e të dy shteteve në mënyrë që të kapërcehet faza aktuale.

“Është shumë e rëndësishme që ne të kapërcejmë fazën aktuale ku po flasim pothuajse çdo ditë me dy krerët vetëm për të shmangur tensionet më të mëdha dhe për të filluar të flasim më shumë për tablonë më të madhe. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin është e nevojshme sepse ‘status quo’ nuk është e qëndrueshme” tha Lajçak.

Lajme të ngjashme