Escobar thotë se largimi i KFOR-it nga Kosova “nuk është në tavolinë”
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, duke folur për mediat kroate e ka përjashtuar mundësitë se mund të ketë largim të KFOR-it nga Kosova. “Nuk është në tavolinë” ky opsion, ka thënë Escobar.
Escobar sërish ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “do të humbasë mundësitë”, duke folur për injorimin e propozimin tre-pikësh për shtensionim në veri.
“Shpresojmë që në një pikë (Kurti) të pajtohet me kërkesat evropiane dhe amerikane”, ka thënë Escobar.
Ai theksoi se pasojë e mospranimit të planit evropian është një mundësi e humbur. "Kjo nuk është një masë ndëshkuese, është një mundësi e humbur. Kjo po i ndodh Kosovës tani sepse nuk po koordinohet me partnerët e saj," shtoi Eskobar.