Escobar: Nuk kam vendosur asnjë afat rreth propozimit franko-gjerman
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për RTS, tha se e mbështesin propozimin franko-gjerman, por se nuk ka afate.
Ai ka thënë po ashtu se nuk është në dijeni se propozimi evropian kërkon një zgjidhje urgjente brenda disa javësh, por sigurisht që kërkon përparim shumë të shpejtë në dialog.
Sipas tij, ky propozim duhet të merret në konsideratë, pasi siç thotë ai, do të na ndihmojë që shumë shpejt të përparojmë në dialog.
“Unë nuk kam vendosur asnjë afat për këtë dhe ai propozim është ende në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, së pari nuk na takon ne të vendosim afate, por me sa di unë evropianët nuk kanë i kanë vendosur ato”, tha Escobar.