Escobar në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë: Amerika është vendi më prokosovar në botë
Emisari i Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka patur një takim me kryetaren e Kuvendit në Shqipëri, Lindita Nikolla.
Escobar në takim ka thënë se Amerika është vendi më prokosvoar në botë. Të paktën kështu ka shkruar Nikolla në rrjete sociale.
Postimi:
Një diskutim mbresëlënës sot në Departamentin e Shtetit, me z. Gabriel Escobar, Ndihmës Sekretar i Shtetit dhe i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor.
Marrëdhëniet mes dhe sot janë më të mira se asnjëherë në histori.
Partneriteti ynë strategjik është konkretizuar në bashkëpunimin e shkëlqyer në KS të OKB dhe do të jetë i tillë edhe në KDNj. dëshirojnë ta kenë partnere dhe mbështesin aplikimin e saj në sa më shumë organizata ndërkombëtare.
Diskutuam mbi ecurinë e reformave demokratizuese dhe integruese dhe mbështetjen e Kuvendit për avancimin e tyre.
mbështesin fuqimisht integrimin e në , vlerësojnë arritjet e deritanishme dhe inkurajojnë thellimin e luftës kundër korrupsionit.
Z. Escobar i cilësoi si vendi më prokosovar në botë dhe theksoi se ato janë të vendosura për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe sigurisë së dhe pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare.
kanë dënuar aktin terrorist të 24 shtatorit dhe njohin përgjegjësinë e Serbisë për këtë akt.
Marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje strategjike dhe duhet punuar për zbatimin e saj.
mbështesin dialogun e lehtësuar nga , po punojnë për njohjen e saj edhe nga pesë shtetet e BE që nuk e kanë njohur dhe po ndërtojnë një fushatë njohjesh globale për .
Dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë në rajon.