Escobar: Kosova s’po e bën atë që po i kërkohet nga dialogu, na e bën të vështirë të mbështesim për shumë gjëra - NACIONALE

Escobar: Kosova s’po e bën atë që po i kërkohet nga dialogu, na e bën të vështirë të mbështesim për shumë gjëra

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur rreth mbështetjes së ShBA-së për Kosovën në bashkësinë ndërkombëtare, pas zhvillimeve të fundit.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Escobar ka thënë se partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht shtetet mosnjohëse, janë të shqetësuar që Kosova nuk po bën atë që po i kërkohet nga dialogu i ndërmjetësuar prej BE-së.

Kështu, ai ka theksuar se po bëhet e vështirë mbështetja e Kosovës, duke përfshirë këtu për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Mendoj se ambasadori (amerikan në Prishtinë Jeff) Hovenier e ka thënë më së miri kur tha, kjo e ndërlikon kapacitetin tonë për të ndihmuar Kosovën të integrohet në komunitetin transatlantik. Pra, sa herë që flasim për Kosovën me partnerët e tjerë, veçanërisht me ata që nuk e njohin, shqetësimet e tyre janë se Kosova nuk po bën atë që kërkohet nga dialogu i lehtësuar i Bashkimit Evropian, që përfaqëson të gjithë Bashkimin Evropian, dhe pse duhet të ecin përpara. Pra, me fjalë të tjera, na e bën shumë të vështirë që të jemi në gjendje të mbështesim Kosovën për shumë gjëra, duke përfshirë NATO-n, kandidaturën për Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe një sërë organizata tjera. Kështu që nuk është se duhet të vendosim çfarë lloj pasoja, pasojat janë të vetëkuptueshme.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme