Escobar i prerë: Asociacioni do të bëhet - NACIONALE

Escobar i prerë: Asociacioni do të bëhet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të bëhet.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, në gjuhën serbe, diplomati amerikan këto deklarata i bëri në një konferencë online të organizuar nga “Atlantic Council”.

Ai ka thënë se kjo është ligjërisht e detyrueshme, derisa shtoi se “duhet të zbatohet dhe do të zbatohet”.

"Është një dispozitë ligjërisht e detyrueshme. Është ligjërisht e detyrueshme për Serbinë, për Kosovën dhe për BE-në, dhe pikërisht për shkak se ne mbështesim dialogun, është edhe detyrimi ynë. Pra, po, duhet të zbatohet dhe do të zbatohet.” – tha emisari i ShBA-së.

Veç kësaj, Escobar ka thënë se shpreson që Qeveria e Kosovës ta shohë këtë si mundësi.

Në fund, ai ka theksuar se ShBA-ja e përkrah Kosovën dhe se nuk do ta braktisë asnjëherë popullin e saj.

“Angazhimi ynë për Kosovën, sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe sigurinë e saj është i fortë. Është një partneritet me popullin e atij vendi dhe ne nuk do t'i braktisim ata”, tha Escobar.

Lajme të ngjashme