Escobar: Harroni narrativën "Kosova është Serbi", në vend të kësaj, "Kosova dhe Serbia janë Evropë" - NACIONALE

Escobar: Harroni narrativën "Kosova është Serbi", në vend të kësaj, "Kosova dhe Serbia janë Evropë"

1 vit më parë

nga NACIONALE

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për N1 se ai mendon se fillimi i një përmirësimi të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është në horizont.

“Dhe duhet të them se takimi mes Presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti ishte vërtet i mirë, shumë profesional dhe i qetë. Ishte inkurajuese të shihje atë nivel të hapjes në praninë e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borelj dhe zotit Lajçak”, tha ai.

Escobar tha se ata e inkurajuan Prishtinën që të jetë më konstruktive dhe fleksibile dhe se e sheh se ka vullnet për këtë. Ai ndër të tjera tha se askush nuk duhet të pësojë për shkak të targave dhe se të dy palët duhet të fokusohen në zgjidhjet evropiane.

“Mendoj se duhet të harrojmë narrativen se Kosova është Serbi dhe të kalojmë në atë që Kosova dhe Serbia janë në të vërtetë Evropë”, theksoi ai

Ai ka thënë se ka ardhur me mesazhin se ka shqetësim të madh në bashkësinë ndërkombëtare për përshkallëzimin e mundshëm të dhunës për shkak të masave të ndërmarra nga qeveria e Kosovës.

“Gjatë vizitës sime në Prishtinë, Mitrovicë dhe Beograd, kam krijuar përshtypjen se të gjitha palët janë të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë krizë. Dhe ky është mesazhi që do t'i dërgoj Uashingtonit: besoj se të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje kompromisi që do t'i mundësojë popullit të Kosovës të jetojë në paqe”, tha Escobar.

Lajme të ngjashme