Escobar e quan “historike” marrëveshjen Kosovë-Serbi të arritur në Ohër
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë një vizitë në Shkup ka falenderuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski për ndihmën në arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Ohër.
Sipas “Klan Kosova”, Escobar në një konferencë për media, e cilësoi si “historike” marrëveshjen e arritur mbi Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë.
Sipas tij, kjo gjë nuk do të ishte e mundur pa Maqëdoninë e Veriut dhe e çmon shumë.
“Dhe së fundmi duke na ndihmuar për të arritur një marrëveshje historike mes Serbisë e Kosovës mbi normalizimin që do të përfitojë i gjithë rajoni. Pa ju ne nuk kishim mundur ta bëjmë këtë gjë. Unë vërtet e çmoj. Dua ta përmendë se në çdo hap të sfidave tona, pra sfidave amerikane ne kemi llogaritur në Maqedoninë e Veriut.” – citohet të ketë deklaruar ai.