Escobar: E mbështesim plotësisht propozimin franko-gjerman
I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për emisionin "Prime Time" në Kanal 10, në lidhje me propozimin franko-gjerman që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së, tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht atë.
Po ashtu, Escobar tha se SHBA-të gjithmonë e kanë përkrahur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
"Po, e mbështesim plotësisht. Dhe, më duhet të shtoj se ne gjithmonë e kemi përkrahur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe ne do ta mirëprisnim në OKB dhe në të gjitha strukturat tjera evropiane." - tha ai.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni këtu.