Escobar: Asociacioni nuk do të jetë një Republika Srpska
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë me dije se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nuk do të jetë një Republika Srpska.
Gjatë raportimit para Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan, ai ka thënë se qëndrimi i SHBA-së është për Asociacionin është që ai të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Sipas tij, BE-ja ka ofruar modele të ndryshme të Asociacionit.
“Nuk do të jetë një Republikë Srpska, ky është qëllimi jonë. BE-ja u ka ofruar modele, modele evropiane ku shtetet mund të japin shërbime në një gjuhë tjetër për shtetasit e saj, dhe në asnjë prej këtyre modeleve, nuk është që një shtet fqinj që mund të hyjë në një shtet tjetër e ta thyej kushtetueshmërinë apo strukturën ligjore të atij shteti.” – u shpreh ai.
Ai ka bërë me dije se Kosova duhet ta formojë një model evropian të asociacionit.
“Pozicioni ynë është që Asociacioni është një marrëveshje e arritur, ligjërisht e obligueshme. Ne do ta bëjmë një model evropian, që nuk shkel sovranitetin e saj, apo Kushtetutën. Në mënyrën që ne e shohim është një formë e komunave që do të ofronin shërbime të komunave për serbët…Në fjalë të tjera, nuk e shoh këtë si koncesion i Serbisë, e shoh këtë si një mënyrë që Kosova të akomodojë ata persona që të kenë qasje në shërbimet e shtetit.” – ka thënë ai.
Escobar para senatit është duke raportuar se bashku me këshilltarin special Derek Chollet.