Escobar e Lajçak me plot të tjerë i shkojnë në takim Vjosa Osmanit - NACIONALE

Escobar e Lajçak me plot të tjerë i shkojnë në takim Vjosa Osmanit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë arritur në presidencë, aty ku do të takohen me presidenten Vjosa Osmani.

Takimi i tyre ka nisur rreth orës 14:00.

Pas Osmanit, në orën 15:00, Escobar e Lajçak do të takohen me kryeministrin Kurti, ndërkaq në orën 16:00 do ta takojnë opozitën.

Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë ka folur për takimin në Bruksel, nga ku ka akuzuar palën serbe se u tregua destruktive.

Natyrisht, tema e diskutimit në takimin me Osmanin do të jetë pashmangshëm dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, dy vendet që javëve të fundit janë përplasur me deklarata.

E gjithë kjo iniciativë euro-atlantike po vjen pas dështimit të arritjes së një marrëveshje në takimin e 18 gushtit, që erdhi për shkak të tensioneve të larta në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme