Ermal Sadiku me postim seksist: Kujdes, të premteve gratë po vozitin, burrat po pinë raki
Ermal Sadiku është analist. Edhe inxhinier. Por këtë të shtune, ai është edhe seksist. Sadiku, të cilin Nacionale si analist e notoi me notën 4, ka shkruar një status në lidhje me vozitjen e veturave në komunikacion.
Fatkeqësisht, ai ka bërë një koment seksist. Ja çfarë shkroi analisti i notës 4:
“Shoqni
Keni kujdes te premteve naten ne komunikacion. Burrat po pijne raki, po pihen e po ia lojne kerrin me vozite gruse.
Kujdes” – shkroi ai, duke i postuar edhe disa emoji, që duket të jetë një mundësi “nxjerrjeje” apo “arsyetimi” se i gjithë postimi ishte satirik.
Megjithatë, Nacionale i bën thirrje z. Sadikut të çlirohet nga paragjykimet seksiste dhe t’i shmangë komentet e tilla të panevojshme dhe denigruese ndaj grave. Pra Sadiku duhet të ndalojë të ndërlidhuri seksin (ose gjininë) me aftësinë për të vozitur.