Erëra të fuqishme në kryeqytet: Komuna fton qytetarët për kujdes gjatë lëvizjes në lagjen “Arbëria”
Komuna e Prishtinës iu ka bërë thirrjeve qytetarëve që të kenë kujdes sot nëse lëvizin në lagjen “Arbëria”.
Për shkak të erërave të fuqishme, komuna ka kërkuar që kihet kujdes deri në sanimin e plotë të rrezikut rreth objektit të komunës.
“Për shkak të erërave të fuqishme që po mbizotërojnë në #Kryeqytet, ju bëjmë thirrje të keni kujdes gjatë lëvizjes, e në veçanti në rrugët "Ardian Krasniqi", "Radovan Zagoviq" dhe "Nora e Hotit" të cilat gjenden në lagjen "Arbëria" rreth objektit të Komunës së re deri në sanimin e plotë dhe evitimin e rrezikut në kulmin e ndërtesës”, është thënë në njoftimin e komunës.
Gjithashtu, komuna ka kërkuar nga qytetarët që çdo rast rreziku ta raportojnë në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit.