Erdhi dita: Mefi rri, Liburn Aliu dhe Arbër Vokrri nuk kanë vend
Ishte 30 shtatori i vitit 2019, kur Mefail Bajqinovci përmes një fotografie dhe shkrimi në Facebook, tregonte se së bashku me kandidatët për deputet, Liburn Aliun, Ilir Kërçelin, Driton Velën e Arbër Vokrrin, po vizitonin biznese për tu njoftuar me hallet e tyre, pasi sipas tij, ‘erdhi dita’.
Gjashtë vjet më pas, njëri nga themeluesit e Vetëvendosjes e njeriu më i afërt i Kurtit, dha dorëheqje nga posti i ministirt në Qeverinë Kurti, ai s’është as kandidat për deputet e as anëtar kryesie. Ndërkohë edhe Arbër Vokrri, njëri ndër aktivistët kryesor të VV-së, në protesta e përballje të ashpra me pushtetin e PDK-së e LDK-së, është shkarkuar nga pozita e zëvendës-ministrit.
Mefail Bajqinovci, ish-gazetar vazhdon të jetë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje