Epopeja e Dukagjinit, Haradinaj: Epilogu i kësaj lufte rezultoi me fitoren e shqiptarëve - NACIONALE

Epopeja e Dukagjinit, Haradinaj: Epilogu i kësaj lufte rezultoi me fitoren e shqiptarëve

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-komandanti i UÇK-së për zonën Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka folur me krenari për Epopenë e Dukagjinit.

Në 28-vjetorin e kësaj epopeje, ai ka thënë se kjo betejë ishte fitore për shqiptarët.

Në adresimin e tij para një numri të madh të qytetareve që kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, Haradinaj ka thënë se Serbia e dinte se kush ishte UÇK-ja.

“Serbia e dinte kush jemi. Po të shkonte kjo përballje në dëm të UÇK-së, nuk ishte vetëm çka ndodhi me ne, por çka ndodhi me shqiptarët, si do shkojë më tutje kjo luftë. Epilogu i kësaj lufte rezultoi me fitoren e shqiptarëve. Edhe pse tre nga ne u vranë, mirëpo rezultoi se shqiptarët e fituan këtë luftë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme