Emocionuese, vjen reagimi i Haxhi Avdylit për Mitrovicën: Moblizim i forcave të errëta, i llumit, sepse aty e luftojmë Serbinë - NACIONALE

Emocionuese, vjen reagimi i Haxhi Avdylit për Mitrovicën: Moblizim i forcave të errëta, i llumit, sepse aty e luftojmë Serbinë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Dhe, nuk shkoi gjatë, erdhi reagimi i Haxhi Avdylit.

Kjo për dyshimet e ngritura për vjedhje votash në Mitrovicë, ku mbi 20 fletvotime u gjetën me numra serikë të vendovotimeve të klasëve tjera ose të shkollave tjera: çka ka bërë të dyshohet për “tren bullgar” masiv.

Por, Haxhi Avdyli e quajti “mobilizim të forcave të errëta” dhe “të llumit”; sepse, sipas tij, në Mitrovicë “është vija e parë e luftës kundër interesave të Serbisë”.

Postimi i plotë:

Mitrovica.

Pse ky mobilizim kaq i madh i forcave të errëta?

Shpifën, bënë lajme të rrejshme.

Mobilizuan llumin.

U bën bashkë PDK LDK AAK e maca e kuca.

Mblodhën fonde të dyshimta.

Përhapën panik.

Organizuan debate, me analista mercenar.

Bënë exitpolla ku kinse po fitojnë me mbi 58%.

Kërcënuan në ditë të zgjedhjeve.

Mbyllën lokalet e qytetarëve.

KRYHEN ZGJEDHJET.

PESOJNË DEBAKËL.

Prapë nuk ndalen.

Ndërhyjnë në proces të numërimit me akuza false

Propagandojnë mashtrim elektoral.

Aktivizojnë prokurorë.

Ankohen në TV e KQZ.

Shtrohet pyetja Çka kanë marrë me kaq siklet Mitrovicën.

Sepse Mitrovica është vija e parë e luftës kundër interesave Serbe, aty nis e bitis angazhimi për shtrirjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës

Sepse Mitrovica është vija e parë luftës së kontrabandës veri-jug.

Nga aty dikush bëhen milionerë, me para të pista të kontrabandës, drogës, bitkoinave, e gurthyesve.

Prandaj Mitrovica është halë në sy, për kriminelat në jug e veri që janë bërë si një trup.

Prandaj lufta e tyre e pistë nuk ndalet kundër Albin Kurti e Faton Peci.

Sepse vetëm këta po kanë guxim të ua ndalin taxhinë Vuqiqit dhe argatëve të tij në Kosovë.

Lajme të ngjashme