Emisari Sarrazin i shkon në zyrë Lumir Abdixhikut të LDK-së, ky i fundit kërkon dënimin e gjuhës luftënxitëse të Vuçiqit - NACIONALE

Emisari Sarrazin i shkon në zyrë Lumir Abdixhikut të LDK-së, ky i fundit kërkon dënimin e gjuhës luftënxitëse të Vuçiqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka vizituar kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun në selinë qendrore të kësaj partie.

Ky takim u bë në kuadër të vizitës emergjente që z. Sarrazin e bëri në Kosovë. Ai paraprakisht takoi edhe kryeministrin e vendit, z. Albin Kurti. Ai u shpreh në mënyrë të qartë se ishte në anën e Kosovës për rastin tmerrues që ndodhi në veri.

“Të dërguarin e posaçëm gjemran, e falenderova për mbështetjen e shtetit gjerman dhënë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës përgjatë gjithë zhvillimeve të djeshme. Mesazhet e qarta dhe të pa ekuivok në momente të tilla janë domethënëse në përballjen me terroristë.” – u shpreh kryetari i partisë më të vjetër parlamentare në vend.

Ai ka thënë se i ka shprehur Sarrazinit mbështetjen për institucionet e vendit.

Ai ka kërkuar që faktori ndërkombëtar ta dënojë gjuhën urrejtje e luftënxitëse të presidentit serb Vuçiq.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme