Emisari i ri i Trupit për Grenlandën thotë se do të shërbejë për ta bërë ishullin pjesë të ShBA-së - NACIONALE

Emisari i ri i Trupit për Grenlandën thotë se do të shërbejë për ta bërë ishullin pjesë të ShBA-së

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nxitur një përplasje të re me Danimarkën, pasi emëroi një emisar të posaçëm për Grenlandën, ishulli i madh i Arktikut për të cilin ka thënë se do të donte që ta aneksonte.

Trumpi njoftoi të dielën se Jeff Landry, guvernator i shtetit amerikan Louisiana, do të bëhej emisar i posaçëm i ShBA-së për Grenlandën, pjesë gjysmautonome e Mbretërisë së Danimarkës, raporton televizioni BBC.

Guvernatori Landry tha në një postim në rrjetin X se është nder që të shërbejë në një “pozicion vullnetar për ta bërë Grenlandën pjesë të ShBA-së”.

Kjo lëvizje e ka zemëruar Kopenhagën, e cila tha se do ta thërrasë ambasadorin amerikan “për një shpjegim”. Kryeministri i Grenlandën tha se ishulli duhet “ta vendosë të ardhmen tonë” dhe “integriteti i tij territorial duhet të respektohet”.

Që nga rikthimi në pushtet në Shtëpinë e Bardhë në janar, Trumpi e ka ringjallur interesimin e tij të gjatë për Grenlandën, duke i përmendur si arsye vendndodhjen strategjike dhe pasuritë minerare të saj.

Ai ka refuzuar që ta përjashtojë përdorimin e forcës për ta siguruar kontrollin e ishullit, qëndrim që e ka shokuar Danimarën, aleate e NATO-s që ka pasur tradicionalisht lidhje të ngushta me Uashingtonin.

Në Grenlandë jetojnë rreth 57 mijë njerëz dhe ishulli ka vetëqeverisje të gjerë që nga viti 1979, edhe pse mbrojtja dhe politika e jashtme mbeten në duart e Danimarkës. Edhe pse shumica e banorëve e favorizojnë pavarësinë e mundshme nga Danimarka, sondazhet tregojnë për kundërshtim të gjerë ndaj idesë për t’u bërë pjesë e Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme