Emisari gjerman pas takimit me Kurtin: Është mirë të flasësh me të mik dhe partner - NACIONALE

Emisari gjerman pas takimit me Kurtin: Është mirë të flasësh me të mik dhe partner

3 javë më parë

nga NACIONALE

Manuel Serrazin, i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Në një cicërim, ai ka shkruar se është mirë të flasësh me Kurtin si mik e partner, duke shtuar se dy vendet do të punojnë për të bërë të sukesshëm Procesin e Berlinit.

“Dje u takova me Albin Kurtin në Prishtinë. Gjithmonë është mirë të jesh në Kosova dhe të flasësh me të si mik dhe partner. Gjermania dhe Kosova duan ta bëjnë të suksesshëm Procesin e Berlinit”, ka shkruar ai në Twitter, të enjten.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, kishte shkruar se me gjermanin diskutuan për nevojën e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam nevojën e marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen reciproke në dialogun e Brukselit dhe zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka shkruar Kurti në Twitter, të mërkurën.

Lajme të ngjashme