Emigrantët ikin nga aeroplani që bëri ulje emergjente në Barcelonë - NACIONALE

Emigrantët ikin nga aeroplani që bëri ulje emergjente në Barcelonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aeroplan komercial, i cili po fluturonte nga Maroku për në Turqi, bëri ulje emergjente në aeroportin “El Prat” të Barcelonës në orët e hershme të së mërkurës dhe një grup prej 28 emigrantësh, që ndodheshin në këtë aeroplan, ikën duke vrapuar nëpër pistë, tha qeveria spanjolle.

Policia ndaloi 14 persona, përfshirë një grua shtatzënë, për të cilën zyrtarët thanë se pretendoi që i ka nisur procesi i lindjes, duke e nxitur uljen emergjente të aeroplanit, thanë zyrtarët qeveritarë. 14 persona të tjerë nuk janë kapur ende, raporton agjencia “Reuters”.

Pesë persona të ndaluar u vendosën menjëherë në aeroplanin e kompanisë “Pegasus Airlines”, ndërsa tetë të tjerë do të dëbohen në Marok. Gruaja shtatzënë u kontrollua në një spital dhe u mor vesh se nuk i kishte filluar procesi i lindjes, tha qeveria spanjolle. Në aeroplan ndodheshin gjithsej 228 pasagjerë.

Në tetorin e vitit të kaluar, një grup pasagjerësh ikën nga një aeroplan, duke vrapuar nëpër pistën e një aeroporti të Majorkës pas një uljeje emergjente me arsyetim të rremë. 12 persona ishin arrestuar, ndërsa 12 të tjerë kishin ikur.

Lajme të ngjashme