"Kemi trashëguar një katrahurë", Murati fajëson qeveritë e kaluara për rënien e investimeve kapitale
Duke argumentuar mungesën e investimeve kapitale në vlera të larta, ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë një interviste në emisionin “Konfront” në KTV fajësoi qeveritë e kaluara duke thënë se është “trashëguar një katrahurë”.
“Arsyeja pse ka pas ngecje, përkundër dëshirës sonë si qeveri që të ketë dinamik më të përshpejtuar, kanë qenë arsye objektive. Kemi trashëguar një katrahurë dhe me borxhe dhe një situatë që ka qenë jashtë kontrollit tonë, me çmimet”, tha Murati.
Murati pranoi se gjatë viteve 2021-2022 ka pasur një rrjedhë negative të vlerës së investimeve kapitale. Ndërsa për vitin 2023, Murati u krenua me vetëm 27 milionë euro vlerë më të lartë të investimeve kapitale krahasuar me vitet 2018-2019.
“Viti pandemik normal viti 2020. Viti 2021-2022 ka pasur ritëm më të ngadalësuar [të investimeve kapitale] dhe përfundimisht, në vitin e kaluar, kemi një rikthim në binar të investimeve kapitale, pra rikthim të trendit e që njëkohësisht ka shënuar vlerën më të lartë, pra 561 milion euro”, th ai.