Emërimi i zëvendësministrave të rinj, Hoxha: Kurti po abuzon
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kritikuar kryeministrin në detyrë për emërim të zëvendësministrave të rinj.
Ajo ka bërë me dije se ky është abuzim.
Në profilin e saj në Facebook Hoxhaj ka shkruar se lideri i VV-së është dashur të merret me krijimin e institucioneve të reja.
“Përderisa populli i cili votoi me 7 Qershor pret përgjegjësi dhe konstituimin e Kuvendit, Qeveria në detyrë vazhdon me abuzimet. Albin Kurti në vend se të përpiqet të krijoj institucionet e reja sa më parë, ai vazhdon dhe emëron Zëvendës ministra, drejtor e pozita të tjera të larta në Qeverinë në detyrë. Kaq, për të kuptuar që nuk i bëhet vonë as për ekonominë e vendit, as për dialogun strategjik me SHBA-në, as për shëndetsinë, arsimin, etj”, ka shkruar ajo.