Eman Rrahmani për koalicionin me PDK-në: Kosovës i duhet kryeministër që bashkon, jo që përçan - NACIONALE

Eman Rrahmani për koalicionin me PDK-në: Kosovës i duhet kryeministër që bashkon, jo që përçan

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Eman Rrahmani ka reaguar në rrjete sociale për koalicionin me PDK-në.

Ai ka thënë se Kosovës i duhet kryeministër që bashkon, e jo që përçan.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Vazhdojmë angazhimin tonë politik me përkushtim të plotë, në shërbim të çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Sot vendi ynë ka më shumë se kurrë nevojë për njerëz me integritet, dije dhe urtësi në përfaqësim, njerëz që e vendosin interesin e qytetarëve mbi gjithçka.

Në këto zgjedhje, ne do të garojmë si koalicion brenda listës së Partisë Demokratike të Kosovës, pas ftesës së kryetarit të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, z. Bedri Hamza, me të cilin kemi nisur këtë rrugëtim të përbashkët.

Kosovës i duhet një kryeministër që bashkon e jo që përçan, një qeveri që i hap vendit horizonte të reja ekonomike, një qeveri që mbron familjen, vlerat konservatore dhe stabilitetin shoqëror, një lidership që e rikthen seriozitetin dhe besueshmërinë e shtetit tonë, si në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Familja është themeli i shoqërisë sonë. Ajo është vendi ku lindin dashuria, përgjegjësia dhe edukata qytetare. Ne do të angazhohemi për politika që e mbështesin familjen, që i japin dinjitet emrit nënë e babë, siguri ekonomike prindërve dhe perspektivë të rinjve tanë.

Të forcojmë familjen do të thotë të forcojmë kombin.

Lajme të ngjashme