"Duhet me refuzu", Elvis Hoxha e shpërndan videon e Shkëlzen Gashit kundër Asociacionit - NACIONALE

"Duhet me refuzu", Elvis Hoxha e shpërndan videon e Shkëlzen Gashit kundër Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Eksponentë të ndryshëm të Lëvizjes Vetëvendosje së fundi i kanë shtuar thirrjet kundër formimit të Asoicacionit, anise kryeministri Albin Kurti tha se e pranon me gjashtë kushte.

Së fundi, ish-këshilltari i tij dhe zyrtari i LVV-së, Elvis Hoxha, ka shpërndarë një video ku Shkelzen Gashi, edhe ky ish-këshilltar i Kurtit, flet kundër Asociacionit.

Ndërkohë, këto ditë janë mbajtur shumë takime në lidhje me Asociacionin, me ShBA-në dhe BE-në që po bëjnë thirrje të vazhdueshme që marrëveshjet e nënshkruara të respektohen.

Kurti ndërkohë, ka treguar gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit:

1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5).

3. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.

6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së, dhe tek të tjerat, për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013.

Lajme të ngjashme