Elvis Hoxha e kritikon Lajçakun: Vështirësuesi i BE-së në dialog
Kritikat ndaj Bashkimit Evropian, posaçërisht ndaj Miroslav Lajçakut, ndërmjetësit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në vallën e kritikave ndaj Lajçakut ka hyrë sërish edhe Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së LVV-së.
Ish-këshilltari i Kurtit e ka quajtur Lajçakun si “vështirësus i BE-së në dialog”, teksa ka shpërndarë nëj fotografi të Lajçakut me Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë.