Elvis Hoxha e kritikon Escobarin: S’është ai që do ta rrëzojë Tempullin e Demokracisë
Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar intervistën e Gabriel Escobarit, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, i cili kishte goxha shumë kritika ndaj Kosovës.
Në fakt, Hoxha komentoi deklaratën e mëposhtme të Escobarit:
“Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysëm do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij.”
Sipas Hoxhës, Escobari nuk do është ai që do ta rrëzojë Tempullin e Demokracisë.
“Escobari po na thotë se në Tempullin e Demokracisë nuk ka vlera, as vizion, as parimet, por shifra dhe taktika.
Sa më takon, nuk është Escobari ai që do ta rrëzojë Tempullin e Demokracisë në mendjen time dhe në mendjen e 700 milionëve.” – shkroi Hoxha.