Elvis Hoxha bën thirrje për protestën e nesërme: S’ka Zajednicë, pikë - NACIONALE

Elvis Hoxha bën thirrje për protestën e nesërme: S’ka Zajednicë, pikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, i cili udhëhiqet nga organizata e studentore e afërt me Vetëvendosjen – Studim Kritik Veprim, (SKV) organizojnë me datë 15 shkurt (nesër) një marsh protestues në Prishtinë si kundërshtim i themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Thirrjes për protestë i është bashkangjitur edhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm në VV, Elvis Hoxha.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxha ka njoftuar për protestën e nesërme e cila fillon nga Biblioteka Kombëtare.

“Kosova Republikë. S’ka Zajednicë, pikë”, - ka shkruar shkurtimisht Hoxha.

Lajme të ngjashme