Eliza Hoxha: Qeveria nuk ka bërë dialog, e ka lavdëruar veten në takime - NACIONALE

Eliza Hoxha: Qeveria nuk ka bërë dialog, e ka lavdëruar veten në takime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Greva e përgjithshme në vend po vazhdon edhe pse janë bërë një muaj që nga fillimi i saj, si dhe paralizimi në tërësi i procesit mësimor.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha në ATV se situata është e mjegulluar për të dhënë një prognozë të saktë. Por sipas saj situata është e rënduar kur kemi parasysh se fëmijët po humbin shumë.

Hoxha tha se në takimet qeveri dhe SBASHK gjuha e komunikimit është polarizuese. Ndërsa, në këto takime qeveria nuk ka bërë dialog, por e ka lavdëruar veten në takime.

“Betonizimin e qeverisë mund ta përkthejë në një pozicion kundër SBASHK-ut. Kur nuk ka dritare të hapur për të diskutuar, qeveria kot krekoset për fëmijët nëse pas 5 javësh nuk merret me thelbin e problemit”, tha Hoxha.

Lajme të ngjashme