Elezi: Vendimi i Kurtit për targa krijoi rrethana të reja dhe shmangu dhunën - NACIONALE

Elezi: Vendimi i Kurtit për targa krijoi rrethana të reja dhe shmangu dhunën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndonëse nuk ishte zbatuar kërkesa amerikane për shtyrje 10 mujore për vendimin e targave, Qeveria e Kosovës ka vendosur zbatimin në disa faza të vendimit për konvertimin e targave serbe në ato RKS.

Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, në një intervistë për Euroneës Albania ka thënë se një vendim i tillë nga Kryeministri Kurti është shprehur se do të shmang dhunën që ishte paralajmëruar nga Serbia.

“Kemi bërë thirrje që qeveria e Kosovës t’i shmanget dhunës duke krijuar rrethana të reja, në mënyrë që mos të krijojmë mundësi autoriteteve serbe që të shkaktojnë dhunë, e më pas duke shkaktuar protesta të dhunshme. Kjo kërkesë ishte e SHBA dhe pastaj zyrave të QUINT. Vendimi i Kurtit do të shmang dhunën që e kishin paralajmëruar autoritetet e Serbisë. Edhe pse nuk është zgjidhja më e mirë, është një mundësi që të shmanget dhuna dhe faturën për destabilizim nuk besoj se do ta mbajë Kosova”- tha ai.

Sipas Elezit ky vendim i qeverisë do të krijojë rrethana të reja për të përçuar mesazhe në Beograd se zgjidhja e vetme për konvertimin e targave është Prishtina zyrtare.

“Po ashtu është një moment që autoritetet e Republikës së Kosovës, të krijojnë rrethana të reja duke përçuar mesazhe të caktuara në drejtim të Beogradit se zgjidhja e vetme për konvertimin e targave është Prishtina zyrtare”- u shpreh Elezi.

Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në disa faza. Plani parasheh që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS- Republika e Kosovës.

Lajme të ngjashme