Elbert Krasniqi shkon në Leposaviq dhe e takon Lulzim Hetimin
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar krytarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin, i cili po qëndron i izoluar në zyren e tij në objektin e Komunës tash e disa muaj.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka njoftuar për takimin me z.Hetemin.
”Këtë pasdite, takova Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin. Gjatë këtij takimi diskutuam për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe planet për zhvillimin ekonomik lokal përmes iniciativave konkrete”, ka shkruar Krasniqi.
