Eksperti në ICG: Kosova po humb luftën për integrim ndërkombëtar për fitore në betejë për sovranitet në veri
Marko Prelec, një nga ekspertët që hartoi raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ka shkruar fare shkurtazi për “mesazhet kyçe” të raportit të botuar të djeshëm rreth gjendjes në veri.
“Mendoj se mesazhi kyç i raportit të ICG-së për Kosovën është ky: Kosova ka fituar betejën për sovranitet në atë zonë, por po humbet betejën për integrimin e plotë të saj në komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar ai.
“Prandaj, lëvizja kryesore e Prishtinës është tash shumë e thjeshtë: tregojeni (e jo vetëm ta thoni) që e respektoni minoritetin serb, veçanërisht ato në veri, sepse tash janë përgjegjësi e juaja. Bota po ju shikon”, ka përfunduar ai.
I think the key message of @CrisisGroup report on Northern Kosovo is this: Kosovo's won the battle for sovereignty over this area, but it's losing the war for its full integration into the international community. 1/2 https://t.co/4apuaDHVrY
— Marko Prelec (@mprelec) April 3, 2024