Eksperti i VV-së me kritika: Është rritur buxheti, por s’u përmirësua ekonomia - NACIONALE

Eksperti i VV-së me kritika: Është rritur buxheti, por s’u përmirësua ekonomia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edison Jakurit, ekonomist, që dikur ishte edhe pjesë e Qeverisë Kurti I si zëvendësministër, ka shkruar një status në lidhje me lëvdatat e Doganës së Kosovës për rritjen e të hyrave.

Sipas tij, e gjithë kjo shpjegohet me rritjen e importit.

“Gjatë vitit 2022, të hyrat e Doganës së Kosovës paskan qenë për 154 milionë euro më të larta se projeksionet. Kjo nënkupton 154 milionë euro më shumë për buxhetin. Por kjo ka ndodhur sepse importi në mallra ka shënuar rekord historik prej 5.6 miliard euro.” – shkruan ai ndër të tjera.

Madje z. Jakurti ka shkruar se me rritjen e buxhetit nuk përmirësohet ekonomia.

“Krejt kjo do t'ishte arsyetuar nëse mallrat e importuara do t'ishin me çmime më të lira, por një prej arsyeve kryesore të rritjes së çmimeve këtë vit vjen pikërisht prej mallrave të importuara. Pra, s'kemi përfituar as nga çmimet më të ulëta të importit, që është ndër argumentet kryesore për ta favorizuar importin karrshi prodhimit vendorë.

Dhe, kështu na rritet buxheti por nuk na përmirësohet ekonomia. Megjithatë, ta gëzojmë buxhetin!” – shkruan ai tutje.

Lajme të ngjashme