Eksperti i sigurisë: Hoxha Mazllam të intervistohet menjëherë nga Prokuroria, t'i caktohet masa e paraburgimit
Hoxha Mazllam Mazllami po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në debatin publik. Atij tashmë i ka daluar videoja ku ofendon rëndë dëshmorët dhe flamurin kombëtar.
“Kjo është harrën, leckë, bezë,” – thotë Mazllami derisa kap flamurin kombëtar shqiptar me duar.
“Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj!” – dëgjohet derisa shton ai.
Mazllami po ashtu shprehet se edhe po të mos vendosej flamuri kuq-e-zi për 28 nëntor “nuk do të bëhej kijameti”.
Në këtë video, ai ka komente edhe për dëshmorët duke folur në mënyrë mjaft të rëndë.
“Shehid nuk bihet qysh po thotë dikushi... plot shehida jemi ba. U mushë Kosova dëshmorë.” – nis komentin e tij Mazllami.
Lidhur më këtë kanë filluar edhe reagimet e shumta.
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka thënë se deklarata e hoxhës është vepër penale “nxitja e Urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.
Ai ka thënë se Prokuroria Speciale duhet ta intervistojë menjëherë atë t’i caktohet masa e paraburimit për 48 orësh.
“Pra ky Mazllum Mazllumi do të duhej të intervistohet nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës dhe menihere ti caktohet masa paraburgimit 48 orësh dhe sipas procedurave duke ja rezervuar një vend burgun e sigurisë se lartë.” – ka shkruar ndër të tjera Shala në Facebook.
