Eksperti i ekonomisë: BQK-ja s'e posedon asnjë karat ari në rezervat shtetërore - NACIONALE

Eksperti i ekonomisë: BQK-ja s'e posedon asnjë karat ari në rezervat shtetërore

3 vjet më parë

nga Elmedina Ballazhi

Eksperti i ekonomisë financiare, njëherit edhe kandidat për guvernator të Bankës Qëndrore të Kosovës, Emanuel Bajra, ka thënë se për 14 vitë që nga pavarësia e Kosovës, BQK’ja nuk ka anjë karat ari në rezervat shtetërore.

“14-vite që nga pavarësia e Kosovës, BQK-ja nuk e posedon asnjë karat Ari në rezervat shtetërore. 14-vite Pavarësi dhe 23 vite që nga çlirimi”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook.

Ndër të tjera ai ka shkruar se kjo gjendje duhet të ndryshojë.

Më 16 dhjetor ka qenë afati i fundit për aplikim për të gjithë atë që kanë synuar pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Për këtë pozitë kanë aplikuar 12 persona, përfshirë guvernatorin aktual Fehmi Mehmeti.

Përveç Mehmetit, për ta drejtuar institucionin më të lartë financiar janë në garë edhe Nexhat Kryeziu, Shkëndije Himaj, Emanuel Bajra, Mentor Nimani, Bezad Halilaj, Artan Ajazaj, Valdrin Krasniqi, Mentor Geci, Genc Rraci, Ardian Uka dhe Arta Hoxha.

Bjëm të ditur se Shëndije Himaj së bashku me Safet Merovcin dhe zëvndëskryeministrin e kosovës, Besnik Bislimin, kishin qenë kundërkandidatë të guvernatorit aktual Fehmi Mehmetit në vitin 2018.

Lajme të ngjashme