Eksperti i afërt me VV: Shtetëzone KEDS-in e KESCO-n - NACIONALE

Eksperti i afërt me VV: Shtetëzone KEDS-in e KESCO-n

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendësministri i Ekonomisë në Qeverinë Kurti 1, Edison Jakurti, lidhur me krizën energjetike në Kosovë, ka thënë se subvencionimi i KEDS-it nga ana e Qeverisë për të ofruar furnizim të rregullt nuk ka kuptim.

Sipas tij, një gjë e tillë do të duhej të bëhej vetëm nëse kompania do t’i rikthehej shtetit. Vetëm në këtë mënyrë do të kishte kuptim subvencionimi me miliona euro, sipas Jakurtit.

Postimi i plotë:

Në bazë të deklaratave publike, po del se: nëse e subvencionon çmimin e energjisë për të mundësuar furnizim të rregullt dhe çmime të përballueshme për qytetarët, je duke ia mbuluar humbjet KEDS/KESCO; ndërsa, nëse nuk e subvencionon, nuk do të ketë furnizim të rregullt dhe do të ketë rritje të madhe të çmimeve. Rrjedhimisht, subvencionimi në këtë situatë nuk ka kuptim, e mungesa e tij do të krijojë sfida të mëdha në muajt e ardhshëm.

Ajo që do të kishte kuptim është shtetëzimi i këtyre kompanive. Atëherë edhe subvencionimi do t’kishte kuptim sepse do t’kishim të bënim me kompani publike dhe domosdoshmëri të ofrimit të një malli esencial për funksionimin e një vendi modern.

Lajme të ngjashme